Aktualitet

DYSHOHET si urdhëruesi! Vrasja e Sofisë, SPAK firmos urdhër-arrestin për anëtarin e 5-të

8 Prill 2022, 12:03 Nga DOSJA
DYSHOHET si urdhëruesi! Vrasja e Sofisë, SPAK firmos

TIRANË– SPAK ka firmosur një tjetër urdhër arrest për një tjetër të dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë. Jemin Sheraj, dyshohet si urdhërues i krimit te rëndë. Policia ende nuk e ka gjetur se ku ndodhet ai. Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, Sheraj rezulton të jetë ulur në kafe me Skënder Vathin, i arrestuar më herët si i dyshuar për vrasjen e Sofisë.

Pas vrasjes së Sofisë, e cila ndodhi pranë ETC-së në Tiranë, në shkurt të vitit të kaluar, u zbulua pasi autori i dyshuar Ernejt Shyti hoqi rrobat që përdori në vrasje dhe i fshehu në afërsi të liqenit. Pasi u arrestua në Mal të Zi Shyti vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë. 66-vjeçari Behar Sofia u vra më 25 shkurt 2021 në mes të Tiranës, teksa pati disa të arrestuar.

Policia arrestoi 4 vrasësit e dyshuar, Ernejt Shyti, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Leonar Xhixha. Ekzekutori në këtë grup kriminal dyshohet të jetë Shyti, i cili ka pranuar para bluve se ka qenë ai përsoni që ka qëlluar mbi 66 vjeçarin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet behar sofia jemin sheraj behar sofia jemin sheraj

Sondazh

Poll