Aktualitet

Marshimi në Tiranë! Kim: Putin i bëri keq llogaritë, u përball me popullin ukrainas

8 Prill 2022, 10:52 Nga DOSJA
Marshimi në Tiranë! Kim: Putin i bëri keq llogaritë, u

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbajtur fjalën e saj në manifestimin pro Ukrainës që po mbahet sot në Tiranë. Kim tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë ishte i paprovokuar, ndërsa shtoi se Vladimir Putin i kishte bërë llogaritë gabim përpara pushtimit.

‘Putini i kishte bërë keq llogaritë. Ai mendoi se do të futen në Ukrainë dhe se bota do ti hapte rrugë. Ai u ndesh me një mur të fortë, me popullin ukrainas. Është nder për mua të qëndroj këtu me mikun dhe kolegun tim ambasadorin Shkurov. Unë besoj se çdo shqiptar bie dakord me këtë. Nuk e them këtë se thjeshtë ju jeni aleatë me SHBA dhe NATO. Nuk e them se jeni pjesë E Evropës dhe prisni të bëheni pjesë e BE. E them këtë sepse nuk ka persona, më të fortë se shqiptarët që e dinë mirë që çdo të thotë që dikush të të mohojë ekzistencën tënde. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit prej bombave. Askush nuk e jeh më morë agoninë e të hapurit të varreve për personat që kanë vdekur dhe pamundësia për tu dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin,. Ju bashkohen për të shprehur për solidaritetin tonë dhe për t’ju thënë Slava Ukrainë’– tha Kim.

LAJMI KRYESOR: Marshimi për Ukrainën në Tiranë! Bllokohen rrugët, e pranishme Kim, Klitschko: Faleminderit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet manifestim per ukraine yuri kim manifestim per ukraine yuri kim

Sondazh

Poll