Aktualitet

Manifestimi për Ukrainë, Klitschko mesazh për Tiranën: E çmojmë shumë mbështetjen tuaj

8 Prill 2022, 10:46 Nga DOSJA
Manifestimi për Ukrainë, Klitschko mesazh për Tiranën: E

TIRANË– Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka përcjellë një mesazh për manifestimin që po mbahet në Tiranë në mbështetje të Ukrainës.

Ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që prej javësh po përballet me agresionin rus, i cili ka shkaktuar deri tani mijëra viktima.

Kryebashkiaku Klitschko në mesazhin e tij falënderon Tiranën zyrtare e cila po e mbështet në këto momente të vështira vendin e tij.

Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.
E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet manifestim per ukraine vitali klitschko manifestim per ukraine vitali klitschko

Sondazh

Poll