Aktualitet

Legalizimi i kanabisit mjekësor,Berisha:Rama legjitimoi bandat,dridhet kur dëgjon emrin tim

8 Prill 2022, 09:30 Nga DOSJA
Legalizimi i kanabisit mjekësor,Berisha:Rama legjitimoi bandat,dridhet kur

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj propozimit për legalizim të kanabisit mjekësor në vendin tonë, duke u shprehur se një lëvizje e tillë e qeverisë së Edi Ramës do vrasë rininë dhe do legalizojë bandat. Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, që paralajmëroi se do të jetë e përjavëshme, Berisha shtoi legalizmi i kanabisit është një shërbim që Rama ua bën klientelës së organizatave kriminale.

Mirëpo nuk u ndal me kaq, duke shtuar se me procesin e Këshillimit Kombëtar, kryeministri Edi Rama përdori INSTAT pa autorizimin e parlamentit, i nevojshëm për të përllogaritur të dhënat. Po ashtu, Berisha duket se nuk bën hapa pas as me sulmet ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri duke e cilësuar si “guvernatore”. Megjithëse, i dërguari i Posaçëm për rajonin e Balkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se janë të tronditur nga sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, Berisha tha se nuk bën hapa pas, duke kërkuar prova për shpalljen e tij “non grata”. Ndërkohë që është ndalur gjatë tek arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama ka qenë personi i fundit që ka takuar para arrestimit.

Madje shtoi se ka zëra që pretendojnë se Bllako është arratisur në Greqi, por e kanë sjellë me helikopter për ta prangosur, megjithatë sqaroi se të gjitha janë zëra e se ai vetë nuk ka prova për të. Po ashtu, lideri historik i PD-së, është ndalur edhe tek dënimi i këngëtarit Boiken Lako, duke u shprehur se është hakmarrja e Ramës ndaj tij. Ndërsa lidhur me kreun e qeverisë, paralajmëroi kohë të vështirë për këtë të fundit, duke i analizuar dhe gjuhën e trupit kur përmendej emri i tij. Berisha pretendon se është gati për zgjedhje e se ka një platformë për të marrë edhe votën e elektoratit gri.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Gjyqi në Francë ndaj Blinken, Berisha peshon pro&kundër: I takon gjykatësit ta vendosë

Berisha paralajmëron: Po përpunoj platformën më bindëse për elektoratin gri

Këshillimi Kombëtar, Berisha: Rama përdori INSTAT-in pa lejen e Parlamentit

Rama, Berisha: Mos ia përmendi emrin tim, i kall datën! Do ketë probleme serioze me PD

Qëndrimet e Escobar, Berisha: Yuri Kim do vazhdoj ta kundërshtoj

Dënimi i Boiken Lakos, Berisha: Urrejtje e Edi Ramës, s’pranoi t’i thurte këngë

Berisha për Bllakon: Thonë se u arratis nga Qafë Bota, e sollën me helikopter

Berisha: U bëj thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë legalizimin e kanabis

‘Rama zgjedh kanabis si simbol për shqiptarët’/Berisha:Dëmton rrugën drejt integrimit në BE

Legalizimi i kanabis në Shqipëri, Berisha: Do vrasë rininë, shfaq psikoza të rënda

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore sali berisha sali berisha 8 prill 2022 sali berisha sali berisha 8 prill 2022

Sondazh

Poll