Aktualitet

‘Një maloke më pak’/ Qytetarët protestojnë kundër diskriminimit, Malkaj: Edhe unë jam malok

8 Prill 2022, 10:35 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e sotme ka nisur protesta përballë zyrave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Protesta kundër diskriminimit “Një maloke më pak” nisi sot në orën 12:00, tek ”Rruga e Kavajës”, pranë ish-Ministrisë së Kulturës. Ishte vetë lideri historik i PD-së, Sali Berisha i cili bëri me dije se protesta do të jetë kundër kundër diskriminimit racor, fetar e krahinor.

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ishte i pranishëm në protestën e organizuar përa komisionit të vetingut, pas fyerjeve raciste të regjistruara nga drejtuesit e këtij procesi. Përpara protestuesve, Malkaj tha se edhe ai është malok, duke shtuar se këtë ndarje e ka shpikur politika antishqiptare.

‘Njeriu nuk e zgjedh familjen, janë të dhëna. Njeriu nuk e zgjedh as vendin e lindjes. Miq të dashur, është e turpshme që një zyrtare e lartë të fyejë një zyrtar tjetër se nuk qëndron problemi këtu. Problemi është se këtu po bëhet një luftë e madhe veri-jug, për të përçarë vendin. Unë e dua shumë Tropojën, e dua shumë Shkodrën. E dua shumë vendin tim. Pse e shëmtojnë këta? Kush e ka shpikur këtë veri-jug? Politika e ndyrë antishqiptare. Kjo politikë e ndyrë antikombëtare vazhdon të jetë e ulur këmbëkryq në mes të Tiranës. Unë jam një derr maloku që nuk ua merr mendja. Fjala malok po ta zbërthesh ka një fjalë turqisht dhe një fjalë shqip. Edhe unë jam malok. Mal me okë,” tha aktori.

Kjo protestë ka marrë nismën nga skandali që shpërtheu në Vetting, pasi kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, publikoi disa mesazhe në të cilas sipas saj, Genta Bungo e quante ‘maloke’ dhe kërkonte shkarkimin e saj. 

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta kunder diskriminimit protestë protesta kunder diskriminimit protestë

Sondazh

Poll