Aktualitet

Marshimi për Ukrainën në Tiranë! Bllokohen rrugët, e pranishme Kim, Klitschko: Faleminderit

8 Prill 2022, 10:20 Nga DOSJA
Marshimi për Ukrainën në Tiranë! Bllokohen rrugët, e

TIRANË– Ditën e sotme në kryeqytet ka nisur një manifestim i madh i thirrur nga komuniteti ukrainas në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Të pranishën në manifestim janë ambasadori i Ukrainës në Tiranë, kryetari i bashkisë Erjon Veliaj, deputetë të parlamentit, ambasadorja amerikane Yri Kim si dhe qytetarë të shumtë. Marshimi nisi nga sheshi Skënderbej dhe do të përfundojë drejt ambasadës ukrainase ku të pranishmit po marshojnë të kapur krah për krah me njëri-tjetrin.

Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko ka përcjellë një mesazh për manifestimin që po mbahet në Tiranë në mbështetje të Ukrainës.

Ka nisur me një videomesazh të kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që prej javësh po përballet me agresionin rus, i cili ka shkaktuar deri tani mijëra viktima. Kryebashkiaku Klitschko në mesazhin e tij falënderon Tiranën zyrtare e cila po e mbështet në këto momente të vështira vendin e tij.

KUFIZIMET:

• Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga “Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin “Bajram Curri” (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:

• Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Zan D’Ark”, rruga “Ismail Qemali” dhe rruga “Papa Gjon Pali

Itenerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

• Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së “Elbasanit”, (vetëm për sensin antiorar).

• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi “Willson” dhe tek “UFO”.

Sot lufta futet në ditën e 44-t! Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të bisedojë sot në Kiev me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen, njoftoi zëdhënësi i presidentit ukrainas Sergei Nikiforov.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Marshimi për Ukrainën, ambasadori Shkurov: Rusia po kërcënon gjithë botën demokratike

Kim: Putin u përball me popullin ukrainas, mendoi se bota do t’i hapte rrugën

Manifestimi për Ukrainë, Klitschko mesazh për Tiranën: E çmojmë shumë mbështetjen tuaj

“Bëhu trim!”/Kënga simbol për Ukrainën, MESAZHI:Tokën që deshe, me gjak e vadite!

Marshimi për mbështetje ndaj Ukrainës, Yuri Kim merr pjesë, shihet përkrah Veliajt

(A.B/D.A)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen rruget ne tirane manifestim per ukraine tirane bllokohen rruget ne tirane manifestim per ukraine tirane

Sondazh

Poll