Aktualitet

Marshimi për Ukrainën, ambasadori Shkurov: Rusia po kërcënon gjithë botën demokratike

8 Prill 2022, 11:06 Nga DOSJA
Marshimi për Ukrainën, ambasadori Shkurov: Rusia po kërcënon

TIRANË-Ambasadori Volodymyr Shkurov ka mbajtur fjalën e tij pas një marshimi që është mbajtur në Tiranë kundër pushtimit nga Rusia. Shkurov deklaroi se është krenar që përfaqëson ukrainasit në Shqipëri. Ai shtoi se në Ukrainë po ndodhin tmerre nga pushimi rus, e se Rusia po bëhet kërcënim për të gjithë botën demokratike.

‘Sot po ju drejtohem në emër të popullit, që kanë mbrojtur tokën tonë. Jam krenar që përfaqësoj ukrainasit dhe Ukrainën. Unë kam informacion zyrtar për luftën edhe më tepër prova nga njerëz real që i kanë mbijetuar pushtimit. Ju të gjithë e keni parë tmerrin e lënë pas nga pushtimi rus, qytetet janë provë e vuajtjes së civilëve, dhuna përfshin edhe të miturit. Të gjitha bëhen me qëllim që tregojnë jo vetëm reflektet e agresorit dhe një dëshirë nëpërkëmbje për të shkatërruar popullin tonë. Sot e kësaj ditë armiku po përqëndron artilerinë në Ukrainën Lindore dhe dicka e tillë nuk do të ndaloj. Ju bëj thirrje botës së qytetëruar për të cuar në Ukrainë armët e nevojshme dhe sanksionet për Rusinë. Rusia kërcënon jo vetëm Ukrainën por kjo urrejte është për të gjithë botën demokratike. Një komb i cili është zhytyr në gënjeshtra nuk mund të ketë të ardhme ndaj sot shumë vende janë veshur me ngjyrat e Ukrainës. Ukraina është e mbuluar në gjak por lufton për nderin dhe lirinë. Unë doja të falenderoja Shqipërine dhe popullin shqiptar për ndihmën për popullin tonë.

LAJMI KRYESOR: Marshimi për Ukrainën në Tiranë! Bllokohen rrugët, e pranishme Kim, Klitschko: Faleminderit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet manifestim per ukraine manifestim per ukraine

Sondazh

Poll