Bota

VIDEO/ Chanel ndaloi shitjet në Rusi, blogeret presin me gërshërë çantat

8 Prill 2022, 11:17 Nga DOSJA
VIDEO/ Chanel ndaloi shitjet në Rusi, blogeret presin me

RUSI- Blogeret ruse janë duke e filmuar veten duke prerë me gërshërë çantat e tyre të shtrenjta Chanel në shenjë proteste ndaj ndalimit të blerjeve të produkteve të reja të cilat do të dalin në treg. Modelet dhe influencuesit e Moskës e kanë akuzuar kompaninë për ‘rusofobinë’ pasi Chanel u tërhoq nga vendi.

Sipas Daily Mail, Chanel u ka kërkuar gjithashtu rusëve jashtë vendit që të nënshkruajnë premtime duke thënë se nuk do të veshin ose shfaqin markën në Rusi. Aktorja Marina Ermoshkina, 28 vjeç, shprehu zemërimin ndaj Chanel në rrjetet sociale ku numëron rreth 299,999 ndjekës pasi Chanel u kërkohet të nënshkruajnë një premtim se nuk do ta veshin ose shfaqin markën në Rusi.

“Asnjë artikull apo markë e vetme nuk ia vlen dashurinë time për atdheun tim dhe respektin tim për veten. Unë jam kundër rusofobisë dhe jam kundër markave që mbështesin rusofobinë.Nëse të kesh Chanel do të thotë të shesësh Atdheun tim, atëherë unë nuk kam nevojë për Chanel. Për ne gratë ruse, të kesh Chanel nuk është e rëndësishme. Ishim ne që ishim fytyra e kësaj marke. Që nga fëmijëria kemi ëndërruar ta blejmë këtë çantë. Por asnjë çantë, apo ndonjë gjë tjetër, nuk është mbi dashurinë time për atdheun tim apo respektin tim për veten”-tha ajo teksa priste me gërshërë çantën. 

Kjo Video bëri që shumë gra dhe influencera të tjerë rus të postonin video teksa shkatërronin çantat Chanel. Videot janë bërë virale dhe shumë njerëz e quajtën veprimin e tyre të palogjikshëm pasi sanksionet u vendosën pas masakrës së forcat ruse bën në qytetin ukrainas Bucha por mesa duket kjo nuk i intereson grave të pasura ruse.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Hapen korridoret e evakuuimit, Zelenskyy takohet me Von der Leyen dhe Borell në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota blogeret ruse presin cantat chanel chanel lufta ukraine-rusi blogeret ruse presin cantat chanel chanel lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll