Bota

FOTO-PREKËSE/ Liudmyla pret 3 ditë në këmbë para godinës, kërkon nipin dhe motrën

8 Prill 2022, 09:23 Nga DOSJA

UKRAINË- Fotoja, e shkrepur në Borodyanka, një qytet afër Kievit, tregon një grua të ulur në një karrige ndërkohë që shpëtimtarët po mundohen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat që mbetën pas nga sulmet ruse në Borodynka. Sipas Daily Mail, identiteti i gruas është i paqartë, megjithëse burimet ukrainase thonë se ajo quhet Liudmyla dhe është nga qyteti Borodynka. Thuhet se ekipet e shpëtimit i kanë sjellë asaj një karrige, sepse ajo kishte qëndruar në këmbë për tre ditë duke pritur që shpëtimtarët të nxjerrin nga rrënojat motrën dhe nipin e saj.

 Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha të enjten se 26 trupa ishin gjetur nën dy ndërtesa të rrënuara në qytetin Borodyanka të rajonit të Kievit, i cili po kontrollohet nga autoritetet pasi trupat ruse që e pushtuan atë u tërhoqën.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Hapen korridoret e evakuuimit, Zelenskyy takohet me Von der Leyen dhe Borell në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll