Bota

VD-400 kg kokainë e fshehur mes bananeve,qeni bën ‘namin’ në Itali, zbulon ngarkesën nga…

8 Prill 2022, 09:23 Nga DOSJA
VD-400 kg kokainë e fshehur mes bananeve,qeni bën ‘namin’

ITALI– 400 kilogramë kokainë është gjetur dhe sekuestruar në portin e Civitavecchia, e gjitha falë qenëve anti-drogë, të cilët gjetën lëndën narkotike të fshehur mes bananeve. Kokaina vinte nga Amerika e Jugut dhe po futej në territorin italian, por u kap në kohë gjatë  një kontrolli rutinë me qen anti-drogë që e pikasën menjëherë lëndën e paligjshme.

Droga ishte e mbështjellë me kujdes në blloqe celofani dhe nëse do të përfundonte në treg, do të siguronte për grupin kriminal jo pak por 170 milionë euro. Ndërkohë që autoritetet italiane, po vijojnë hetimet për identifikimin e pritësve të kokainës në Itali, e gjithashtu për të mësuar destinacionin e tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni itali kokaine ne itali itali kokaine ne itali

Sondazh

Poll