Bota

Marine Le Pen e së djathtës ekstreme i afrohet shumë Macron-it përpara votimeve

8 Prill 2022, 09:51 Nga DOSJA
Marine Le Pen e së djathtës ekstreme i afrohet shumë Macron-it

FRANCË- Francezët do të votojnë të dielën, më 10 prill, për të zgjedhur presidentin e tyre. Sfiduesi kryesor i presidentit Emmanuel Macron është Marie Le Pen, 53 vjeçe, liderja shumëvjeçare e ekstremit të djathtë që kandidon për herë të tretë dhe që humbi ndaj tij në vitin 2017.

Një muaj më parë, Marine Le Pen ishte pas presidentit Macron me 10 pikë dhe po luftonte për një vend në raundin e dytë kundër tij. Tani ajo shihet si favoritja e qartë për ta sfiduar atë për presidencën pas raundit të parë të së dielës. Nëse ajo kalon në balotazhin e 24 prillit, sondazhet sugjerojnë për herë të parë se një fitore e Le Pen është e pritshme.

Sipas BBC, një specialist i zgjedhjeve tha se ajo duhet të falenderojë Eric Zemmour pasi ai bëri gabim duke mbështetur Rusinë.

“Qëndrimi i tij pro-rus ishte një barrë, ndërsa Marine Le Pen ishte mjaft e zgjuar. Ajo ishte gati të pranonte refugjatët menjëherë, ndërsa Zemmourit iu deshën dy ditë që të kuptonte se këta refugjatë ishin pranuar tashmë në Francë”-tha specialisti.

Që atëherë, zonja Le Pen ka marrë një pjesë të mirë të votave të Eric Zemmour. Presidenti Macron  është përballur me kritika nga Polonia për bisedat kaq të shpeshta me ​​presidentin rus. Zhgënjimi i tij shpërtheu kur u pyet në fushatën e ksaj jave, i rrethuar nga turma në fshatin Spézet të Brittany rreth bidesave me Putin.

“Unë nuk jam ai që e simpatizoj Putinin. Nuk jam unë ai që kërkon fonde nga Rusia. Janë kandidatët e tjerë,”-tha Macron.

Ndërkohë rikujtojmë që Vladimir Putin mbështeti publikisht Marine Le Pen gjatë garës së fundit presidenciale dhe partia e saj Rally National është aktualisht duke shlyer një kredi nga një bankë ruse. Por ajo e ka shmangur diskutimin e luftës në Ukrainë duke u fokusuar në temën kryesore të fushatës së saj: rritja e çmimeve në shtëpi. Dhe ndërsa lufta i ka shtuar presionet e çmimeve për benzinën dhe mallrat bazë, strategjia elektorale e Le Pen po vazhdon të japë rezultate.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron france marie le pen zgjedhjet ne france 2022 emmanuel macron france marie le pen zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll