Bota

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme: Japonia do të shpall non grata tetë diplomatë rusë

8 Prill 2022, 10:07 Nga DOSJA
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme: Japonia do të

JAPONI- Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Hikariko Ono ka thënë në një konferencë se Japonia do të dëbojë tetë diplomatë dhe zyrtarë rusë për shkak të luftës në Ukrainë.

Sipas CNN, diplomatët janë nga Ambasada Ruse në Japoni dhe zyrtarë nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar.

Mohimi i Rusisë për vrasjet masive të civilëve, duke e quajtur atë lajm të rremë nga Ukraina, është pjesë e propagandës së Rusisë dhe është kategorikisht e papranueshme,”-tha zëdhënësja.

Më herët, ministri japonez i ekonomisë, tregtisë dhe industrisë njoftoi se vendi do të reduktojë gradualisht importet e qymyrit rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Njoftimi i Japonisë vjen ndërsa liderët europianë planifikojnë të heqin gradualisht imporitet e qymyrit rus pas skenave tronditëse në Bucha , një periferi e Kievit.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Hapen korridoret e evakuuimit, Zelenskyy takohet me Von der Leyen dhe Borell në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota hikariko ono japonia shpall non grata 8 diplomate rus hikariko ono japonia shpall non grata 8 diplomate rus

Sondazh

Poll