Bota

‘Pika 2’ në kufi! Arrestohen 10 policë nga Shqipëria, pritet ndalimi i 35 të tjerëve

8 Prill 2022, 09:52 Nga DOSJA
‘Pika 2’ në kufi! Arrestohen 10 policë nga Shqipëria,

KOSOVË– Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar aktualisht 35 masa sigurie për punonjësit e policisë kufitare në Morinë. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se deri më tani janë arrestuar 10 persona dhe pritet që të ketë dhe më shumë të ndaluar të tjerë.

Janë rreth 35 arrestime që priten të ekzekutohen nga momenti në moment. Të gjitha këto ndalime po bëhen në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Pika 2’, në bashkëpunim me policinë e Kosovës dhe SPAK të Shqipërisë. Të ndaluarit akuzohen për korrusion dhe shpërdorim detyre. Këta zyrtarë u kanë lejuar kalimin në mënyrë të parregulltë dhjetëra qytetarëve duke iu marrë ryshfet.

Hetimi ka nisur prej 1 viti dhe është zhvilluar me metoda speciale. Ende nuk ka informacion për identitetin e zyrtarëve policorë të arrestuar.

LAJMI KRYESOR: ‘Pika 2’/ Korrupsion në kufi, SPAK bashkëpunon me policinë e Kosovës, priten 60 arrestime

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora operacioni pika 2 operacioni pika 2

Sondazh

Poll