Bota

Grimierja ukrainase njeh nxënësen e saj të pajetë përmes thonjëve të lyer

8 Prill 2022, 08:42 Nga DOSJA
Grimierja ukrainase njeh nxënësen e saj të pajetë

UKRAINË- Sulmet nga trupat ruse në qytetin ukrainas në Bucha lanë pas shumë viktima. Anastasiia Subacheva, një grimere nga qyteti i Gostomel, ka identifikuar një nga viktimat në Bucha të cilës i kishte dhënë mësim për make up. Ajo e identifikoi atë përmes një fotoje të shpërndarë në rrjet ku dukej një dorë me thonj të lyer me ngjyrë kuq dhe bardhë.

Sipas Mirror, ajo zbuloi se dora në foto ishte e 52-vjeçares Iryna Filikina e cila sipas saj ndiqte klasat e grimit sepse ëndërronte të ishtë e njohur dhe dëshironte që të rriste numrin e ndjekësve në Instagram.

Rastin i 52-vjeçares, Subacheva është shprehur se e ka përjetuar shumë keq.

“Kur e pashë, u ndjeva fizikisht sikur zemra ime filloi të thyhej”-tha ajo

Subacheva është shprehur se ajo ka punuar si grimere në Bucha për pesë vjet dhe për shkak të profesionit ajo njihte shumë gra atje. Vajza e të ndjerës, Olha Shchyruk, e cila kishte ikur nga Bucha pas fillimit të luftës, tha se kishte mësuar më 6 mars se nëna e saj ishte qëlluar dhe një ditë më parë kur po kthehej nga puna me biçikletën e saj.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Hapen korridoret e evakuuimit, Zelenskyy takohet me Von der Leyen dhe Borell në Kiev

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota iryna filikina lufta ukraine-rusi olha shchyruk iryna filikina lufta ukraine-rusi olha shchyruk

Sondazh

Poll