Bota

Pas masakrës në Bucha! Zbulohet një tjetër ‘VARR’ masiv, nxirren 26 trupa në Borodyanka

8 Prill 2022, 06:22 Nga DOSJA
Pas masakrës në Bucha! Zbulohet një tjetër

UKRAINË- Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha të enjten se 26 trupa ishin gjetur nën dy ndërtesa të rrënuara në qytetin Borodyanka të rajonit të Kievit, i cili po kontrollohet nga autoritetet pasi trupat ruse që e pushtuan atë u tërhoqën.

“Vetëm në rrënojat e dy blloqeve të apartamenteve, 26 trupa u gjetën. Vetëm popullata civile ishte në shënjestër: këtu nuk ka vend ushtarak. Është e pamundur të parashikohej se sa të tjerë të vdekur kishte në vend. Rusët kanë përdorur bomba thërrmuese dhe raketa të rënda të shumta “që sjellin vdekje dhe shkatërrim. Dëshmitë e krimeve të luftës të forcave ruse janë në çdo hap. Armiku granatoi pabesisht infrastrukturën e banimit në mbrëmje, kur kishte një numër maksimal të njerëzve në shtëpi,”– tha Venediktova.

Ajo gjithashtu akuzoi forcat ruse për përfshirje në ‘vrasje, tortura dhe rrahje’ të civilëve, si dhe sulme seksuale. Venediktova tha se oficerët ukrainas të zbatimit të ligjit po mblidhnin prova nga Borodyanka për gjykatat lokale dhe ndërkombëtare.

Ndësa presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar skenat në qytetin e Borodyanka si ‘më të tmerrshme’ se sa në Bucha. Sipas Daily Mail forcat ruse i lanë civilë të plagosur duke vdekur në rrënojat e shtëpive të tyre të bombarduara për një javë. 

Vrasjet e civilëve në qytetin Bucha janë dënuar gjerësisht nga Perëndimi si krime lufte, duke rritur presionin për sanksione më të rrepta kundër Rusisë. Zyrtarët lokalë thanë se më shumë se 300 njerëz u vranë nga forcat ruse në Bucha.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll