Bota

Kolegët ia vranë në luftë, gazetari i Fox News: Njërën këmbë e humba, tjetrën në gjysmë

8 Prill 2022, 05:43 Nga DOSJA

SHBA– Një gazetar i Fox News, i cili u plagos rëndë në një sulm ku të vrarë mbetën dy kolegë të tij në Ukrainë, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë. Benjamin Hall ka postuar një foto të tij në Twitter, ndërsa falënderoi njerëzit që punuan për të shpëtuar jetën e tij tre javë më parë.

“Për ta përmbledhur, kam humbur gjysmën e këmbës nga njëra anë dhe një këmbë në anën tjetër. Njëra dorë është duke u bashkuar, një sy nuk po funksionon më dhe dëgjimi im është mjaft i vështirë… por në përgjithësi ndihem shumë me fat që jam këtu”, tha gazetari.

Hall po raportonte pranë Kievit me Zakrzewski dhe Kuvshynova kur automjeti i tyre “u godit nga zjarri në hyrje” më 14 mars, tha Fox News në një deklaratë në atë kohë. Hall i mbijetoi sulmit dhe u evakuua nga Ukraina disa ditë më vonë, por Zakrzewski dhe Kuvshynova u vranë.

(a.b)/dosja,.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota benjamin hall lufta ukraine-rusi benjamin hall lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll