Politike

“Amnistia fiskale”, Rama: Do i gjejmë 84 votat në Parlament, s’negociojmë me botën tjetër

7 Prill 2022, 21:27 Nga DOSJA
“Amnistia fiskale”, Rama: Do i gjejmë 84 votat në

TIRANË– Në “Opinion”, kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se do të bëhet amnistia fiskale. I pyetur nga Blendi Fevziu se ku do t’i gjejnë 84 vota për miratimin e amnistisë fiskale, Rama ka thënë se do t’i gjejnë në Parlament, por ka shtuar se nuk do të negociojnë me PD-në.

Blendi Fevziu: Do ta bëni amnistinë fiskale?

Edi Rama: Do ta bëjmë sepse siç e patë është edhe dëshira e një shumice të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Blendi Fevziu: Por keni Komunitetin Ndërkombëtar kundër.

Edi Rama: E para, nuk është Komuniteti Ndërkombëtar që do të ndërtojë Shqipërinë. Marrëdhëniet tona me Komunitetin Ndërkombëtar janë marrëdhënie të një interesi reciprok dhe janë marrëdhënie partneriteti. Ka ikur koha e Shqipërisë vasale. E kishim kohën e botës tjetër, tani nuk është më vasale Shqipëria. Ne jemi në partneritet.

Blendi Fevziu: Po nëse ata thonë “Jo”, ju nuk do i pyesni ?

Edi Rama: Ne këtu jemi në vendin tonë dhe kemi të drejtën që paratë e punës së gjithë këtyre njerëzve.

Blendi Fevziu: A e dini që për amnistinë fiskale duhen 84 vota?

Edi Rama: SPAK-u që e shikoni sot dhe drejtësia do të zhvillohet dhe do të shtrohet dhe do të vijë që do të shkojnë tek këto kullat: Nga erdhi, nga doli?! Të gjitha këto tani duhet të jenë në letra, nuk mund të vazhdojë Shqipëria të punojë me treçerekun poshtë.

Blendi Fevziu: Ju duhen 84 vota.

Edi Rama: Do t’i gjejmë.

Blendi Fevziu: Ku?

Edi Rama:  Në parlament.

Blendi Fevziu: Do të negocioni me PD-në?

Edi Rama: Me botën tjetër ne nuk bëjmë asnjë negociatë, ka plot atje në anën tjetër, ka copa dhe çika…

Blendi Fevziu: Domethënë do të blini deputetë?

Edi Rama: Jo, pse çfarë do të thotë do të blini?

Blendi Fevziu: Blini në kuptimin politik të fjalës.

Edi Rama: Jo, do të ndajmë një interes kombëtar.

Marrë nga tvklan.al  

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll