Politike

Shesim energji më lirë se sa e blejmë,Rama shpjegon me filxhan situatën në Fierzë

7 Prill 2022, 21:04 Nga DOSJA
Shesim energji më lirë se sa e blejmë,Rama shpjegon me filxhan

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka sqaruar në emisionin “Opinion” përse u shkarkuar Fierza, ndërkohë që më herët ka blerë energji me çmim më të shtrenjtë dhe e ka shitur më lirë.

Për ta shpjeguar Rama mori filxhanin duke thënë se baseni i HEC-it nuk mund të mbushej më shumë se sa lejohej pasi mund të shembej diga. Rrjedhimisht sipas tij, kur ka shumë prurje ose duhej derdhur uji duke hapur digat ose duhej shitur.

Për këtë arsye sipas tij është shitur energji me çmim të lirë në kohët me shi dhe është blerë më shtrenjtë në kohëra të thata.

“Pse ne shesim energji më lirë se sa e blejmë? Sepse e shesim kur ka shumë reshje dhe ka shumë prodhim dhe duhet që ose ta shesim dhe ose ta derdhim ujin, kurse kur e blejmë e gjithë zona ka nevojë për energji dhe është e thatësirë gjithandej”, tha Rama në Opinion.

Marrë nga Opinion.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll