Politike

Rama: Nuk jemi vasalë të ndërkombëtarëve, do e miratojmë amnistinë fiskale

7 Prill 2022, 20:49 Nga DOSJA
Rama: Nuk jemi vasalë të ndërkombëtarëve, do e

TIRANô- Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se do të bëhet amnistia fiskale. I ftuar në emisioni ‘Opinion’ në Tv Klan, Rama tha se edhe pse komuniteti ndërkombëtar është kundër, kjo amnisti do bëhet, duke theksuar se nuk e ndërton komuniteti Shqipërinë. I pyetur nga gazetari se ku do t’i gjejnë 84 vota për miratimin e amnistisë fiskale, Rama ka thënë se do t’i gjejnë në Parlament, por ka shtuar se nuk do të negociojnë me PD-në.

Pjesë nga biseda:

Rama: Kur kanë marrë lekët nga pronarët e tokave atje që kanë punuar me nga dy turne unë kam takuar dike që flinte në pemë. Pse flinte në pemë, sepse nuk donte që ta zinte gjumi realisht. Të gjithë këta njerëz kanë kursyer tani këto kursime duhet të vinë në Shqipëri dhe duhet të bëhen nëpër banka. Në Shqipëri duhet të kishte shumë më tepër blerje.

Pyetje: Do e bëni amnistinë fiskale?

Rama: Do ta bëjmë, sepse sic e patë është edhe dëshira e një shumice të popullit shqiptar

Pyetje: Keni komunitetin ndërkombëtar kundër?

Rama: Nuk është komuniteti ndërkombëtar që do ndërtojë Shqipërinë. Ka ikur koha kur shqipërua ishte vasale. Ne këtu jemi në vendin tonë dhe kemi të drejtën që paratë e djersës dhe të gjakut…

Pyetje: Ju duhen 84 vota

Rama: Do ti gjejmë

Pyetje: Ku?

Rama: Në parlament

Pyetje: Do negocioni me PD

Rama: Me botën tjetër nuk bëjmë asnjë negociatë, ka copa dhe cika atje. Do ndajmë një interes kombëtar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll