Politike

“S’kishte biznesmen pa kanabis”, Rama ‘kërcënon’ Fevziun: Të marr të çoj për fshehje krimi

7 Prill 2022, 19:14 Nga DOSJA
“S’kishte biznesmen pa kanabis”, Rama

TIRANË– Debate mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Blendi Fevziu. Fevziu tha me bindje se në Shqipëri nuk ka pasur biznesmen që të mos kishte një parcelë kanabisi, ndërsa Rama e ‘kërcënoi’. Ai tha se gazetari për këtë deklaratë duhet hetuar për fshehje krimi. 

Pjesë nga biseda: 

Blendi Fevziu: Nuk ka pasur kanabizim?

Edi Rama: Nuk ka. Ka pasur një fenomen që është luftuar, ishte një fenomen i amnistuar, mbi të cilin ishte vendosur një kapak varri. Ministria e Brendshme hoqi publikimin e komunikatave nga qarkullimi

Blendi Fevziu: Shikoje si është Artan Hoxha, gjysma me kanabis

Edi Rama: Nuk më impresionojnë mua këto pamje, i kam luftuar

Blendi Fevziu: S’kishte biznes pa një parcel kanabisi

Edi Rama: Atëherë duhet të të marrim të të çojmë për fshehje të krimit

Blendi Fevziu: Me kënaqësi

Edi Rama: U hap lufta Fevziu, nxirrnim çdo ditë komunikata për rrënjë të gjetura, njerëzit e kapur.

Blendi Fevziu: Ma nxirrni pak BBC

Edi Rama: Unë po të them e kemi fituar luftën me kanabisin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll