Politike

Rama sekretar i përgjithshëm i NATO? Kryeministri: Kjo punë u zgjidh dhe për një vit

7 Prill 2022, 20:29 Nga DOSJA
Rama sekretar i përgjithshëm i NATO? Kryeministri: Kjo punë u

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka lënë evazive lajmet për kandiditim apo lobimin për tu bërë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se nuk ka dijeni nëse lobohet, por shtoi që edhe mund të ketë ndodhur për emrin e tij. Në fund e mbylli duke shtuar se situata tashmë është zgjidhur pasi mandati i Jens Stoltenberg është shtyrë deri në shtator të vitit 2023. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Unë nuk loboj as për Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s as për të Kombeve të Bashkuara

Blendi Fevziu: Të tjerë lobojnë

Edi Rama: Të tjerë në emrin tim?

Blendi Fevziu: Për emrin tuaj, të huaj themi

Edi Rama: Nuk e di….

Blendi Fevziu: A është përfolur emri juaj?

Edi Rama: Nuk ka rëndësi, mund edhe të jetë përfolur, por kjo gjë është zgjidhur tashmë edhe për një vit tjetër…

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll