Politike

“Do tymosin lirshëm?” Rama: Do eksportojmë kanabis, do jetë me survejim se s’ta merr njeri

7 Prill 2022, 19:23 Nga DOSJA
“Do tymosin lirshëm?” Rama: Do eksportojmë kanabis, do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shojeguar se në vendin tonë nuk do të jetë i ligjshëm konsumimi i kanabisit për përdorim vetjak. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se kanabisi do të prodhohet në vendin tonë, por do të eksportohet për tu kthyer në produkte mjekësore e kremëra. Ai shtoi se synimi është për të bërë një kompani në vendin tonë, që të mos ketë nevojë për eksport. 

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Ka ligjërim të përdorimit vetjak, nuk përbën krim dhe as shkelje që të përdorësh kanabisin për përdorim vetjak

Blendi Fevziu: Një sasi të caktur

Edi Rama: Normal, s’mund të kesh një thes e të thuash e kam për përdorim vetjak. Tjetra është për mjekësi, sot ka në bitë një industri që prodhon kremëra, ilaçe e shumë të tjera. Në rastin tonë është ky element. Nuk ka përdorim vetjak

Blendi Fevziu: Prapë krim do jetë konsumi?

Edi Rama: Po, ngrihet një industri e re në kushte të tjera. Ka video-survejim apo shumë të tjera se nuk ta merr njeri

Blendi Fevziu: Shkojnë për eksport apo prodhim vendi

Edi Rama: Eksport dhe do të përdoret këtu në rast se do të ngrihet këtu kompania e përpunimit, investitorë për kremëra, ilaçe e medikamente.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll