Politike

Koka e Bllako në burg, Rama: Punova shkëlqyeshëm me ta, ç’faj kam që lajthisin ata

7 Prill 2022, 19:38 Nga DOSJA
Koka e Bllako në burg, Rama: Punova shkëlqyeshëm me ta,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk e fajëson veten për ‘mëkatet’ e vartësve’ I ftuar në “Opinion”, Rama tha se ish-deputeti Alqi Bllako po hetohet nga SPAK, por që për nga puna, nuk ka pasur të sharë. Ai shtoi se nëse një ministër ‘lajthit’ e vjedh, nuk e bën atë përgjegjës. 

“Të jemi të qartë në një gjë: Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer, bashkë me Alqi Bllakon përsa i përket punës së përbashkët. Alqi Bllako nuk ka asnjë të sharë për sa i përket punës. Këto janë rezultate të një hetimi të thelluar. Këtë cështje do ta hetoje SPAK. Nuk është përgjegjësia ime nëse një ministër lajthit e bën ato gjëra. Kush do të fusë duart në xhepat e të tjerëve të vazhdojë,”- tha Rama. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll