Politike

Meta: Drejtësia në Shqipëri ka rënë në gjunjë para presionit politik

7 Prill 2022, 20:07 Nga DOSJA
Meta: Drejtësia në Shqipëri ka rënë në gjunjë

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se drejtësia në Shqipëri ka rënë në gjunjë para presionit politik. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Meta tha se mjafton të shohësh aferën e inceneratorëve për të kuptuar se ku ndodhet drejtësia në vend. Ai gjithashtu tha se do të ketë një ridemensionim të veprimit opozitar .

“Kemi një drejtësi që prej kohësh ka rënë në gjunjë para shumicës dhe presionit politik. Mjafton të shohim aferën e tmerrshme të inceneratorëve për të kuptuar se ku ndodhet sot drejtësia. Do ketë një ridemensionim dhe përshkallëzim të veprimit opozitar, për këtë të jeni të sigurt dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse duhet një vullnet i ri politikë në Shqipëri për ndryshime të vërteta. Për të zgjuar pikërisht qytetarin shqiptar dhe për t’i thënë atij që është ai Zot i këtij vendi. Drejtësia është në gjunjë para pushtetit. Ose do të ngrihet, ose në rrënojat e saj do ngrihet një drejtësi e re,” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll