Politike

“60 marr ilaçet”, Rama përballet me pensionisten: Do merrem vetë me këtë punë

7 Prill 2022, 20:04 Nga DOSJA
“60 marr ilaçet”, Rama përballet me pensionisten: Do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përballur me një pensioniste që merr vetëm 75 mijë lekë të vjetra pension, por 60 i shkon vetëm apketa për diabetin. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se ato ilaçe që merr zonja janë të rimbursueshme dhe se me këtë gjë do të merret ai vetë personalisht.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Sa lekë e merr?

Gruaja: 60 mijë lekë

Blendi Fevziu: Ja shikoje për 75 mijë lekë pension, merr 60 mijë lekë paketën e diabetit

Edi Rama: Janë të rimbursueshme

Gruaja: Jo, jo, i paguaj vetë

Edi Rama: O zonjë, ju dëgjova. që e merr vetë, nuk do të thotë që është e drejtë, ka mënyra ka dhe farmaci private që nuk thonë gjë fare.

Blendi Fevziu: Mirë një nga këshilltarët e tu do merren me këtë punë?

Edi Rama: Po ç’ke ti, merrem vetë unë me këtë punë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll