Politike

Rama e pranon: Në Shqipëri qarkullojnë para të pista, prandaj s’jemi vend i varfër

7 Prill 2022, 20:51 Nga DOSJA
Rama e pranon: Në Shqipëri qarkullojnë para të pista,

TIRANË– Për kryeministri Edi Rama Shqipëria nuk është një vend i varfër. I ftuar në “Opinion”, Rama tha se në Shqipëri ka para të pista, ka para që qarkullojnë nën dorë. E sipas tij, kjo është arsyeja pse ai nuk e konsideron vendin tonë si një nga më të varfrit. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Të të them që s’ka para të pista, do të bëja një deklaratë të tepërt, ka para të pista sigurisht, ka edhe në Newë York, edhe në Holandë. 

Blendi Fevziu: Si jemi ne në krahasim me ta

Edi Rama: Po ja shikoni Tiranën e sotme dhe atë të të shkuarës, ja fuqia blerëse

Blendi Fevziu:Po nga vjen

Edi Rama: Nga puna more, nga vjen, ja lëri kullat, shko tek Astiri ku çmimi deri dje ishte për banesa të nivelit të ulët, ose mesatar, sot shko dhe shiko sa ka vajt çmimi, për shkak të gjithë asaj vepre që ka shkuar atje. Patjetër ka para nën dorë, prandaj ky vend nuk është i varfër Fevzi. Ky vend ka njerëz që janë realisht në hall, por nuk është vend i varfër. Dhe kur unë e them këtë, më hidheni në fyt. 

Blendi Fevziu:Po jemi vendi më i varfër në Evropë

Edi Rama: Nuk jam i sigurtë Fevzi

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike blendi fevziu edi rama blendi fevziu edi rama

Sondazh

Poll