Sport

UEFA njofton lamtumirën e Fair Play Financiar: kufiri i kostos dhe të ardhurave në 70%

7 Prill 2022, 16:01 Nga DOSJA
UEFA njofton lamtumirën e Fair Play Financiar: kufiri i kostos dhe të

EUROPË– Aftësia paguese, stabiliteti dhe kontrolli i kostos. Këto janë tre pikat mbi të cilat bazohen rregullat e reja ekonomiko-financiare të UEFA-s. Presidenti Aleksander Ceferin shpalli sot rregullat e reja në një konferencë për shtyp, të cilat do të hyjnë në fuqi nga qershori i ardhshëm.

Sipas këtij rregulli të ri çdo klub europian nuk mund të përdori më shumë se 70% të të ardhurave të tyre për merkaton e transferimeve, rrogat e futbollisteve dhe komisionet e agjentëve. Ky rregull duket të jetë bërë në veçanti ndaj klubeve si PSG dhe Manchester City, që duke përdorur potencialin financiar të drejtuesve të klubit, dominojnë merkaton e transferimeve.

Në fjalën e tij, presidenti Ceferin shpjegoi në detaje se çfarë konsiston ndryshimi dhe përmes cilave rregulla specifike UEFA dëshiron të rregullojë aspektin ekonomiko-financiar në nivel kontinental:

“Qëllimi është arritja e qëndrueshmërisë financiare përmes tre pikave: aftësisë paguese, stabilitetit dhe kontrollit të kostos. Për sa i përket aftësisë paguese, rregulli i ri për mungesën e borxheve të prapambetura (për klubet e futbollit, punonjësit, autoritetet sociale / tatimore dhe UEFA) do të sigurojë mbrojtje më të mirë. Do të bëhen kontrolle çdo tremujor dhe do të ketë më pak tolerancë ndaj atyre që vonojnë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ceferin uefa ceferin uefa

Sondazh

Poll