Aktualitet

Dita e tretë! U mbyt në lumin Fan, rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

7 Prill 2022, 06:29 Nga DOSJA
Dita e tretë! U mbyt në lumin Fan, rinisin kërkimet për

MIRDITË– Kanë rinisur kërkimët për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit me inicialet S.L, i cili u mbyt dy ditë më parë në lumin Fan të Mirditës. Polumbarët dhe RENEA ndërprenë kërkimet mbrëmjen e kaluar për të rinisur mëngjesin e sotëm. Kërkimet janë përqendruar në zonën e Repsit. Topi për të cilin rendi i mituri dhe u mbyt u gjet, 20 km larg vendit ku luanin fëmijët. Kërkimet vështirësohen sot pasi reshjet e shiut bëjnë që rrjedha e lumit të jetë më e madhe.

Familjarët kanë ngritur akuza në drejtim të policisë duke thënë se nëse do të kishin ndërhyrë në kohë, mbase trupi i 10-vjeçarit do të ishte gjendur më herët. Ata deklaruan ditën e djeshme se njoftuar uniformat blu rreth orës 17:00, por pavarësisht kësaj, policia dhe polumbarët nuk kanë shkuar në vendin e ngjarjes. 

Në ndihmë të 10-vjeçarit për ta shpëtuar ishte futur edhe i vëllai, por kur nuk ia kishte dalë mbanë që ta shpëtonte është kthyer në shtëpi ku ka njoftuar familjarët për lajmin e trishtë. Ai kishte dalë të luante mbrëmë se bashku me disa shokë të tjerë, po kjo lojë iu kthye në tragjedi. 

SHIKO EDHE KËTË:

E mori rrjedha e lumit, trupi i vogëlushit dyshohet se ka “ngecur” në një urë të prishur

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lumi fan mbytet 10-vjecari ne mirdite lumi fan mbytet 10-vjecari ne mirdite

Sondazh

Poll