Bota

“Thjesht dua të vdes në paqe”, policia shpëton civilët që fshihen në rrënojat Severodonetsk

7 Prill 2022, 13:48 Nga DOSJA
“Thjesht dua të vdes në paqe”, policia shpëton

UKRAINË– Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka paralajmëruar se rusët tani po përgatisin një sulm “agresiv” në qytetet e Ukrainës lindore.

Reporterët e Skynews takoi njësinë e policisë që punon në zonën që ngjitet me vijën e frontit dhe i shoqëruan ata në Severodonetsk. Ata menjëherë vrapuan për t’u strehuar pasi të shtënat me armë u dëgjuan në një ndërtesë banimi njëqind metra larg vendit ku po qëndronin.

Drejtuesi i njësisë, Anton Borokov, tregoi se sa njerëz jetonin në rreth. Oficerët menduan se kishte banorë të qytetit të fshehur në shkollat ​​lokale dhe hynë në rrënojat e një objekti të dëmtuar rëndë. Aty gjetën një grup, të ftohtë dhe të uritur, të grumbulluar rreth një zjarri pikërisht jashtë auditorit të shkatërruar.

Kur panë oficerët, disa u mblodhën te shkallët që të çonin në një strehë nëntokësore, një pamje tmerri e shkruar në fytyrat e tyre.

Inspektorja Karyna Tkanchenko bërtiti: “Ejani me ne, ata do t’ju japin gjithçka, një vend për të jetuar, do të ketë ushqim, gjithçka është falas, po vini?

Një çift i moshuar ishin të vetmit që pranuan ofertën.

Kemi një muaj të fshehur. Është e pamundur, gruaja ime vazhdonte të ligështohej. Ndoshta mund ta përballoj, por është e pamundur për gruan time. Duhet të shkojmë diku më mirë, Thjesh dua të vdes në paqe.”, tha ai.

Lufta tashmë ka mbërritur në Severodonetsk. Pas pesë javësh luftime, ky qytet ukrainas me më shumë se 100,000 banorë është bërë një hije e vetvetes së tij të mëparshme me ndërtesa të bombarduara dhe zhdukje të përgjithshme të njerëzve në rrugë.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(d.a/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anton borokov lufta ukraine-rusi anton borokov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll