Bota

Ministria e Brendshme e Gjermanisë/ Regjistrohen më shumë se 300 mijë refugjatë ukrainas

7 Prill 2022, 10:37 Nga DOSJA
Ministria e Brendshme e Gjermanisë/ Regjistrohen më shumë se 300

GJERMANI- Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka deklaruar se më shumë se 300,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus gjashtë javë më parë.

Sipas CNN, ministria tha se kishte regjistruar 316,453 refugjatë nga Ukraina në vend deri në ditën e sotme.

Numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme për CNN.

“Shumica e refugjatëve që vijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar,”- tha zëdhënësi.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota 300.000 refugjatë ukrainas lufta ukraine-rusi 300.000 refugjatë ukrainas lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2022, 09:36

FOTO/ Tanket çeke nisen drejt Ukrainës

UKRAINË-Ministrja e Mbrojtjes, Jana Cernochova, ka njoftuar të martën se Republika Çeke po dërgon tanke të cilësuara si “pajisje ushtarake të rëndës...