Bota

Dështon vaksimini i detyrueshën në Gjermani për personat mbi 60 vjeç

7 Prill 2022, 12:47 Nga DOSJA
Dështon vaksimini i detyrueshën në Gjermani për personat mbi

GJERMANI- Një grup deputetësh ndërpartiak kanë dështuar në përpjekjen e tyre për të kaluar në parlamentin gjerman mandatin e vaksinimit të deyrueshëm kundër COVID për tpersonat mbi 60 vjeç.

Pas muajsh rishikimi dhe debati, propozimi për t’i bërë të detyrueshëm vaksinat kundër koronavirusit për një pjesë të popullsisë në Gjermani është refuzuar plotësisht, në atë që do të konsiderohet si një humbje për Kancelarin Federal Olaf Scholz, i cili kishte shpallur detyrimin e vaksinimit si mënyra më e sigurt për të dalë nga pandemia.

Një mocion kompromisi ndërpartiak që do t’i bënte të detyrueshme dozat për të gjithë personat mbi 60 vjeç u hodh poshtë me 378 vota kundër 296, duke përfshirë nëntë abstenime. Nëse miratohej, mocioni do të kërkonte gjithashtu që të gjithë të rriturit e pavaksinuar mbi 60 vjeç të merrnin një takim me mjekun e tyre për të diskutuar mundësinë e marrjes së një doze.

Projektligjet e tjera të dështuara në seancën e së enjtes përfshinin një mocion të Unionit që do të kishte mandatuar futjen e një regjistri të përgjithshëm të vaksinave dhe do të hapte mundësinë që vaksinimet të bëhen të detyrueshme për njerëzit vulnerabël dhe ata që punojnë në disa kategori të caktuara.

Dy projektligje që përjashtojnë çdo detyrim vaksinimi janë ende për t’u votuar, një i paraqitur nga një grup politikanësh rreth Wolfgang Kubicki të partisë FDP dhe tjetri i paraqitur nga AfD.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani vaksinimi ne gjermani koronavirusi ne gjermani vaksinimi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2022, 09:36

FOTO/ Tanket çeke nisen drejt Ukrainës

UKRAINË-Ministrja e Mbrojtjes, Jana Cernochova, ka njoftuar të martën se Republika Çeke po dërgon tanke të cilësuara si “pajisje ushtarake të rëndës...