Bota

“Po shkatërron unitetin e BE-së”, Ukraina thirrje Hungarisë: Mbaj anën e duhur të historisë

7 Prill 2022, 13:10 Nga DOSJA
“Po shkatërron unitetin e BE-së”, Ukraina thirrje

UKRAINË– Ukraina tha se qëndrimi i Hungarisë se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus ishte një qëndrim “jomiqësor” që shkatërron unitetin e Bashkimit Evropian mbi pushtimin rus.

Nëse Hungaria vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës, ja çfarë duhet të bëjë: të ndalë së shkatërruari unitetin e BE-së, të mbështesë sanksionet e reja kundër Rusisë, të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe të mos krijojë burime të tjera financimi për makinerinë ushtarake ruse. Kurrë nuk është vonë për të dalë në anën e duhur të historisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko.

Hungaria, që ka mbështetur sanksionet e BE-së për Rusinë, ka thënë se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus, ashtu siç ka kërkuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë shprehur kundër kësaj kërkese të Putinit, duke argumentuar se shkelë kontratat ekzistuese për furnizim me energjinë ruse.

Hungaria po ashtu ka thënë se nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret si transit për dërgimin e armëve për Ukrainën, e cila që nga 24 shkurti po përballet me agresionin rus./REL/

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleg nikolenko lufta ukraine-rusi oleg nikolenko

Sondazh

Poll