Bota

Bisedimet dypalëshe, Lavrov: Ukraina paraqiti një marrëveshje paqeje të papranueshme

7 Prill 2022, 13:30 Nga DOSJA
Bisedimet dypalëshe, Lavrov: Ukraina paraqiti një marrëveshje

RUSI– Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Kievi i kishte paraqitur Moskës një projekt-marrëveshje paqeje që përmbante elementë të papranueshëm.

Ai tha se Rusia do të vazhdojë bisedimet dhe do të synojë të sigurojë kushtet e veta. Ai tha se drafti kishte devijuar nga ajo që të dyja palët kishin rënë dakord.

Paaftësia e tillë për të rënë dakord edhe një herë nxjerr në pah synimet e vërteta të Kievit, pozicionin e tij për të tërhequr dhe madje minuar bisedimet duke u larguar nga mirëkuptimet e arritura,” tha ai.

Më herët Kremlini tha se furnizimi i më shumë armëve nga Perëndimi në Ukrainë do të minonte bisedimet e paqes.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi sergei lavrov lufta ukraine-rusi sergei lavrov

Sondazh

Poll