Bota

“Zhgënjehet” Abazoviç, kandidati i tij humbet zgjedhjet në Ulqin

7 Prill 2022, 12:57 Nga DOSJA
“Zhgënjehet” Abazoviç, kandidati i tij humbet zgjedhjet

MAL I ZI- Kryetari i partisë ‘URA’ në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ka pësuar humbje në vendlindjen e tij Ulqin.

Komuna e Ulqinit do të drejtohet nga partitë shqiptare Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi. Konfirmimi vjen pas përsëritjes së zgjedhjeve në vendvotimin nr.5 të Komunës së Ulqinit.

Procesi shihej i rëndësishëm për kompozimin e koalicioneve në këshillin komunal dhe më pas zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë Komunën e banuar me shumicë shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme i ka fituar koalicioni i kryesuar nga partia e Muhamet Zenkës, Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi (LDMZ) e Mehmet Bardhit.

UDSH-LDMZ kanë marrë 207 vota, kundër 204 vota që ka marrë koalicioni “Fillimi i Ri” i Dritan Abazoviç. 76 vota kanë shkuar për partinë Forca, 6 vota për demokratët dhe 2 vota për PDS-PB./BotaSot/

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic muhamet zenka zgjedhjet ne ulqin dritan abazovic muhamet zenka zgjedhjet ne ulqin

Sondazh

Poll

Bota 7 Prill 2022, 09:36

FOTO/ Tanket çeke nisen drejt Ukrainës

UKRAINË-Ministrja e Mbrojtjes, Jana Cernochova, ka njoftuar të martën se Republika Çeke po dërgon tanke të cilësuara si “pajisje ushtarake të rëndës...