Bota

“Kam frikë por dua të shkoj në shtëpi”, refugjatët fillojnë të kthehen në Ukrainë

7 Prill 2022, 13:27 Nga DOSJA
“Kam frikë por dua të shkoj në shtëpi”,

UKRAINË- Qindra njerëz që kishin ikur nga lufta në Ukrainë tani po kthehen ku vetëm në Budapest, më shumë se 200 pasagjerë u panë duke pritur trenin që shkonte drejt Ukrainës.

Yulia Kalinina, e cila po udhëtonte me motrën e saj në mënyrë që ata të mund të ribashkoheshin me burrat e tyre, pranoi se nuk kishte qenë një vendim i lehtë.

Kam frikë. Por unë dua shumë të shkoj në shtëpi. Unë dua të shoh burrin tim. Më mirë të kem frikë me të sesa të kem frikë vetëm këtu.“-tha Kalinina, 39 vjeç, e cila është nga Kievi.

Kalinina dhe motra e saj janë pjesë e një numri refugjatësh që janë të lodhur nga ndarja nga familja dhe nuk mund të gjejnë mundësi në Evropë dhe kanë filluar të kthehen në Ukrainë.

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës tha se vetëm të dielën, më shumë se 22,000 ukrainas kaluan kufirin përsëri në vend, krahasuar me 33,000 që u larguan.

Ndërsa nuk është vetëm Hungaria ajo që po sheh largimin e refugjatëve, Roja Kufitare Polake raportoi më shumë se 421,000 kalime kufitare në Ukrainë që nga fillimi i luftës, punonjësit e ndihmës thonë se problemet me të cilat përballen ukrainasit janë veçanërisht të mprehta në Hungari, ku gjuha është e vështirë për t’u mësuar , inflacioni po rritet dhe mundësitë për punë janë të pakta.

Më shumë se katër milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç u ndalohet të largohen nga vendi në rast se u nevojiten për të luftuar.

LAJMI KRYESOR: 6 javë nga lufta në Ukrainë/ Masakër në Maripuol, 5 mijë të vrarë, Boychenko: Si Auschwitz

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi yulia kalinina lufta ukraine-rusi yulia kalinina

Sondazh

Poll