Aktualitet

Bie nga lartësia e pallatit një person në Don Bosko, dërgohet në spital

7 Prill 2022, 11:44 Nga DOSJA
Bie nga lartësia e pallatit një person në Don Bosko,

TIRANË– Një person ka rënë nga kati i dytë i një pallati në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca e cila ka dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës të plagosurin. Ende nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore.

Janë të paqarta rrethanat në të cilat ai ka rënë nga lartësia. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 07.04.2022, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka rënë nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. P., 54 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll