Politike

Vendimet e Gjyqtarëve në kundërshtim me ligjin, qytetarët votojnë ‘pro’ pezullimit të tyre

7 Prill 2022, 10:07 Nga DOSJA
Vendimet e Gjyqtarëve në kundërshtim me ligjin, qytetarët

TIRANË– Qytetarët shqiptarë kanë votuar pro pezullimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që abuzojnë me detyrën e tyre. Kjo ishte një nga pyetjet e Këshillimit Kombëtar që u bë nga qeveria shqiptare për të marrë mendimin në lidhje me disa pyetje të disa aspekteve të ndryshme. 


PYETJE-PËRGJIGJE:

-Ka njerëz që thonë se ashtu si vendet e tjera të Europës, Shqipëria duhet të vendosë detyrimin që qytetarët të paraqesin certifikatën e vaksinimit në të gjitha hapësirat publike të mbyllura dhe në tubimet e mëdha. Të tjerë thonë se kjo praktikë nuk duhet të jetë e detyrueshme pasi kufizon liritë dhe të drejtat e njeriut. Si mendoni ju?

Përgjigjia: Shqipëria duhet të përdorë certifikatat e vaksinimit anti-Covid19 për të penguar përhapjen e virusit.

– Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të ashpërsojë gjobat dhe masat kundër evazionit fiskal të shoqërive të biznesit të madh. Të tjerë thonë se rregullat në fuqi janë të mjaftueshme nëse zbatohen si duhet. Si mendoni ju?

Përgjigjia: Biznesi i madh duhet të ndëshkohet penalisht me dënime më të ashpra për evazion fiskal.

-Ka njerëz që thonë se qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, po edhe me individët që ndotin hapësirën publike. Të tjerë thonë se rregullat aktuale janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

Përgjigjia: Qeveria duhet të jetë më e ashpër dhe të penalizojë individët/subjektet që ndotin mjedisin.

-Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?

Përgjigjia: Gjyqtarët dhe prokurorët që abuzojnë me detyrën e tyre duhet të pezullohen automatikisht nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin.

LAJMI KRYESOR- Këshillimi Kombëtar,Rama:Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Pro “Open Ballkan”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama 7 prill 2022 edi rama rama 7 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2022, 19:08

Sërish larg kamerave, Basha ndalet në Mat

MAT– I dorëhequr nga posti i kryetarit të PD, por Lulzim Basha vijon takimet me demokratët. Ai është ndalur së fundmi në Mat. Nuk dihet temsa për të cilën...