Politike

VD-3pyetjet e para! Shqiptarët votojnë ‘pro’,një prej tyre ashpërsimi i dënimit për autorët

7 Prill 2022, 09:18 Nga DOSJA
VD-3pyetjet e para! Shqiptarët votojnë ‘pro’,një prej

TIRANË– Qytetarët shqiptarë kanë votuar pro pyetjeve të para në Këshillimin Kombëtar. Pyetja e parë lidhet me mbrojtjen e nënave që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur, nëse këto duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë. Pyetja e dytë ka të bëjë me ashpërsimin e dënimeve ndaj autorëve që kanë kryer krime ndaj fëmijëve, ndërsa e treta lidhet me mbrojtjen e shtetit në rast largimi të padrejtë nga puna. 


PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetja 1: Ka njerëz që thonë se nënat që rrisin tre ose më shumë fëmijë të mitur duhet të përfitojnë mbrojtje të veçantë
sociale nga shteti. Të tjerë thonë se shteti nuk duhet të bëjë diferencime as në këtë rast. Si mendoni ju?

Përgjigjia: Shteti shqiptar duhet të sigurojë mbrojtje të veçantë sociale për nënat me tre apo më shumë fëmijë të mitur, të punësuara apo jo.

Pyetja 2: Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve tërënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve. Cili është mendimi juaj?

Përgjigjia: Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimet ndaj këtyre autorëve

Pyetja 3: Ka njerëz që thonë se të punësuarit, që denoncojnë metoda të pagave fiktive nga punëdhënësi, duhet të mbrohen nga shteti me dëmshpërblim financiar në rast largimi të padrejtë nga puna kur denoncimi i tyre vërtetohet, ndërsa punëdhënësi në fjalë duhet penalizuar me ashpërsim të masave në fuqi. Të tjerë thonë që masat në fuqi ndaj punëdhënsve që abuzojnë me pagat e punonjësve janë të mjaftueshme. Si mendoni ju?

Përgjigjia: Shteti shqiptar duhet të sigurojë mbrojtje të veçantë, përfshirë dëmshpërblim financiar për punëmarrësit që denoncojnë punëdhënësit për paga fiktive dhe duhet të ashpërsojë masat për punëdhënësit abuzues

LAJMI KRYESOR- Këshillimi Kombëtar,Rama:Do legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Pro “Open Ballkan”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama rama 7 prill 2022 rezultatet e keshillimit kombetar edi rama rama 7 prill 2022 rezultatet e keshillimit kombetar

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2022, 19:08

Sërish larg kamerave, Basha ndalet në Mat

MAT– I dorëhequr nga posti i kryetarit të PD, por Lulzim Basha vijon takimet me demokratët. Ai është ndalur së fundmi në Mat. Nuk dihet temsa për të cilën...