Sport

“Lëri fëmijët të fitojnë”, kërkesa e Antonellas, Messi pa ‘mëshirë’ ndaj të vegjëlve

6 Prill 2022, 19:06 Nga DOSJA
“Lëri fëmijët të fitojnë”, kërkesa e

PARIS- Leo Messi nuk njeh konkurencë edhe kur luan futboll me fëmijët e tij. Në një video të shpërndarë, ylli argjentinas ka gjetur kohën të argëtohet në oborrin e shtëpisë së tij me fëmijët Thiago 9-vjeç, Mato 6 dhe Ciro 4-vjeç.

Në video dëgjohet Antonella, bashkëshortja e sulmuesit teksa i thotë ta marrë sa më lehtë me fëmijët. Por Messi, dukej sikur po luante një ndeshje të finales së Champions League. Ish-ylli i Barcelonës nuk tregoi aspak mëshirë për fëmijët e tij, duke kontrolluar topin dhe vendosur strekëmbësh fëmijëve që mos ta preknin topin.

Pas kësaj Messi vrapoi me shpejtësi dhe ndaloi topin të hynte në rrjetë. Edhe Antonella mendoi se Messi po tregohej shumë i ashpër me fëmijët, teksa thotë: “Lëri fëmijët të fitojnë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport antonella leo messi antonella leo messi

Sondazh

Poll