Sport

LAJM EPOKAL/ Katar 2022, FIFA ndryshon minutazhin dhe offside automatik, MOTIVI!

6 Prill 2022, 17:23 Nga DOSJA
LAJM EPOKAL/ Katar 2022, FIFA ndryshon minutazhin dhe offside automatik, MOTIVI!

KATAR-FIFA po punon për një revolucion të ri për botën e futbollit, efektet e të cilit mund të ndihen që në Kupën e Botës “Katar 2022”. Gianni Infantino, gjatë vizitës së tij në Itali për 100-vjetorin e Artemio Franchit, ngriti çështjen që e konsideron themelore si përveç offside-it automatik, edhe çështjen e kohës reale (refuzuar në këtë rast për kohën e dëmtimit) ato ndoshta kane hedhur themelet e nje ndryshimi epokal ne futboll.

Sipas “Corriere dello Sport”, Infantino dëshiron që Botërori i ardhshëm të jetë më spektakolari brenda dhe jashtë fushës. Ai dëshiron t’u japë fund pauzave të pavlefshme: spektatorët dhe stacionet televizive “paguajnë për 90 minutat, jo për 50 që luhen realisht”.

Çështja e offside-it automatik, nga ana tjetër, u prezantua nga Arsene ëenger, shefi i zhvillimit të futbollit në FIFA. Në këtë rast është një evolucion teknologjik i aftë për të sinjalizuar, në një kohë shumë të shkurtër, offside në orën e dorës të drejtorit të ndeshjes (siç ndodh me teknologjinë e vijës së portës), duke minimizuar kohën e pritjes.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa katar fifa katar

Sondazh

Poll