Sport

Partizani hyn në shtëpinë e re, lojtarët zhvillojnë seancën e parë stërvitore (video)

6 Prill 2022, 17:14 Nga DOSJA
Partizani hyn në shtëpinë e re, lojtarët zhvillojnë

TIRANË-Partizani tashmë me një shtëpi të re. Klubi i kuq të mërkurën inaguroi kompleksin stërvitor ku punimet kanë nisur para disa vitesh. Gjatë muajit të fundit është punuar shumë me fushën kryesore ndërsa punimet në dhomat e zhveshjes dhe godinën kryesore të skuadrës së parë, janë mbyllur tërësisht.

Nga pamjet e publikuara nga klubi kryeqytetas, shihen “demat” që bëjnë “debutimin” stërvitor në kompleksin e ri, që gjithsesi ende nuk është përfunduar.

Puna do do të vazhdojë për kompletimin e stadiumit me stola pasi në të do të luhen edhe ndeshje të ndryshme zyrtare, ndërsa një vëmendje e madhe do të fokusohet edhe te ndërtimi i fushave mbështetëse për ekipet zinxhir por edhe hoteli, punimet e të cilit janë drejt fundit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani partizani

Sondazh

Poll