Sport

10 minuta pa ndjenja, frikë në Angli; ish-lojtari i City-t përplaset keq me kundërshtarin

6 Prill 2022, 10:39 Nga DOSJA
10 minuta pa ndjenja, frikë në Angli; ish-lojtari i City-t

ANGLI– Momente frike gjatë ndeshjes Preston-Blackpool në takimin e Championship që u luajt të martën mbrëma. Portieri i miqëve Daniel Grimshaw mbeti në tokë pas një kontakti të ashpër me sulmusin kundërshtar. Ndeshja u ndërpre për më shumë se 10 minuta, ku lojtarët dhe publiku qëndruan të frikësuar për të mësuar gjendjen e portierit.

Gjithçka ndodhi në minutën e 20’ kur sulmuesi goditi me gju në kokë portierin. Stafi i Blackpool-it nxitoi në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë 24-vjeçarit, i rritur në klubin e Manchester City-t.

Stafi mjekësor i klubit i vendosi shpejt një maskë oksigjeni portierit, i cili ishte shtrirë praktikisht i palëvizshëm. Pas më shumë se dhjetë minutash, portieri u vendos në barelë dhe u dërgua me një ambulancë në spitalin Royal Preston.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli blackpool daniel grimshaw angli blackpool daniel grimshaw

Sondazh

Poll