Sport

Xavi ‘përzgjedh’ Barçën, Depay nuk udhëton drejt Frankfurtit…

6 Prill 2022, 14:48 Nga DOSJA

SPANJE – Xavi ka publikuar listën për ndeshjen e nesërme, të enjten, në orën 21:00, kundër Eintracht Frankfurt, në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.

Trajneri katalanas nuk do të mund të llogarisë në Memphis Depay, i cili vuan nga një mbingarkesë në këmbën e majtë dhe ka qëndruar në Barcelonë. Edhe mbrojtësi brazilian Dani Alves është lënë jashtë listës, pasi nuk është i regjistruar. Por lajmi pozitiv është se Balde e ka lënë pas dëmtimin dhe ka udhëtuar me skuadrën.

Në radhët e katalanasve mungojnë gjithashtu Luuk de Jong, i cili rezultoi pozitiv me  Covid që të shtunën dhe Destin, i cili nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen kundër Galatasaray. As Sergi Roberto, Fati apo Umtiti, nuk janë ende gati.

Barcelona kishte një takim në orën 9:30 për të udhëtuar drejt Gjermanisë. Katalanasit planifikojnë të zbarkojnë në mesditë në frankfurt. Stërvitja, e fundit para ndeshjes do të jetë pasdite, në orën 19:00. Më parë, Ferran Torres dhe Xavi do të marrin pjesë në një conference për mediat.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport holandez memphis depay mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves trajneri ‘blaugrana’ xavi xavi është rikthyer në katalonjë holandez memphis depay mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves trajneri ‘blaugrana’ xavi xavi është rikthyer në katalonjë

Sondazh

Poll