Sport

Ndërhyrje kirurgjikale në gju e Florenzit, mbrojtësi një muaj jashtë…

6 Prill 2022, 15:08 Nga DOSJA
Ndërhyrje kirurgjikale në gju e Florenzit, mbrojtësi një

ITALI – Milani do të duhet të bëjë pa Alessandro Florenzin në mes të luftës për “scudetton”.

Anësori kuqezi pësoi një dëmtim në gjurin e majtë gjatë ndeshjes kundër Bolonjës dhe u operua sot nga profesor Mariani me artroskopi.

“Menisktomia mediale selektive ishte krejtësisht e suksesshme, – komunikoi Milani pas ndërhyrjes – dhe lojtari tashmë ka filluar procesin e rehabilitimit”.

Për një ndërhyrje të këtij lloji, një lojtar përgjithësisht nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit për rreth një muaj. Përjashtim nuk bën edhe Florenzi, i cili, nëse procesi i rehabilitimit ecën normalisht, mund të rikthehet në urdhrat e Piolit për 2-3 ndeshjet e fundit të Serisë A.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alessandro florenzi çështja florenzi një tifoz i shkëlqyeshëm i milanit alessandro florenzi çështja florenzi një tifoz i shkëlqyeshëm i milanit

Sondazh

Poll