Sport

Barcelona-Araujo, “happy end”! Pritet vetëm data për të firmosur…

6 Prill 2022, 13:34 Nga DOSJA

SPANJE – Rinovimi i Ronald Araujo (23 vjeç) është i afërt dhe praktikisht mbetet vetëm gjetja e datës së nënshkrimit. Ka kënaqësi nga të dyja palët pas arritjes së një marrëveshje.

Araujo do të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2026 dhe Barça do ta mbrojë xhevahirin e tij me një klauzolë prej 1.000 milionë euro, siç ka bërë me Pedrin, apo Ansu Fatin.

Ronald Araujo është një lojtar jetik për Xavin dhe vlerësohet gjithnjë e më shumë. I fiksuar te Barça dhe kombëtarja e Uruguajit, mbrojtësi ka luajtur 73 ndeshje me ekipin e parë të Barçës. Kjo paraqitje në moshën e tij e ka bërë atë një nga qendërmbrojtësit më të kërkuar në treg, me një vlerë prej 40 milionë dollarësh, sipas uebsajtit të specializuar “Transfermarket”.

Pas shpërthimit të tij, ekipe të ndryshme të Premierligës u përpoqën të bindin Araujon me oferta marramendëse, ekonomikisht shumë më tepër se ato të Barcelonës. Sidomos  Manchester United. Ronaldi nuk i shikoi paratë, do të qëndronte te Barça edhe pse do të fitonte shumë më pak se në Angli.

Barça donte të nënshkruante me të edhe për 5 vite të tjera. Ishte propozimi i parë. Edhe klubi u dorëzua, ashtu si futbollisti. Ai zgjati kontratën e tij edhe për tre vjet të tjera, nga 2023 në 2026 dhe Ronald Araujo, 26 vjeç dhe shumë më i konsoliduar, do të jetë në gjendje të zgjedhë një kontratë të re, në një klub shumë më të shëndetshëm financiarisht që do të jetë në gjendje t’i ofrojë atij kushte më të mirë. Fundi ishte i lumtur.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport i nxjerrë në treg nga barça gjatë afatit kalimtar ronald araujo xavi është rikthyer në katalonjë xavi i siguroi mbështetësit i nxjerrë në treg nga barça gjatë afatit kalimtar ronald araujo xavi është rikthyer në katalonjë xavi i siguroi mbështetësit

Sondazh

Poll