Sport

Aston Martin i Massimo Morattit, shans i artë për tifozët zikaltër; makina del në ankand

6 Prill 2022, 11:02 Nga DOSJA
Aston Martin i Massimo Morattit, shans i artë për tifozët

ITALI– Aston Martin Virage, gjatë viteve 1990, u prodhuan pak më shumë se 1050 makina në total. Njëri prej tyre i përkiste Massimo Morattit, ish-presidentit të Interit. Sot, ajo makinë kërkon një pronar të ri. Njoftimi është publikuar nga një individ privat në Romë në portalin e njohur të internetit AutoScout24.

Çfarë elegance, Aston Martin i Massimo Morattit

Aston Martin Virage në fjalë është regjistruar në janar 1990, blerë nga Massimo Moratti, pronari i parë i saj, në një kohë kur italiani nuk ishte bërë ende presidenti i Interit.

Nga ajo kohë , makina britanike kishte dy pronarë të tjerë dhe përshkoi 96,000 km në total. Ky është Virage i fundit i ndërtuar me dorë, me pamje të jashtme jeshile dhe të brendshme ngjyrë bezhë. Një kombinim elegant dhe i rafinuar.

Ne gjendje perfekte, çmimi 85000 euro

Makina është mbajtur në gjendje shumë të mirë dhe është akoma i pajisur me kompletin e dokumentave origjinalë përfshirë dhe librin e shërbimit, i fundit i cili është bërë në vitin 2021. Ai që do të blejë makinën  do të marrë edhe kompletin e gomave.

pronarit te ri me komplet te ri Goma. Në brendësi, nënvizon pronari aktual, është si e re dhe nuk ka asnjë shenjë konsumimi apo gërvishtjeje. Çmimi i saj është 85.000 euro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter itali massimo moratti inter itali massimo moratti

Sondazh

Poll