Bota

Pas kërkesës së SHBA-së, nesër mblidhet asambleja për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli

6 Prill 2022, 15:43 Nga DOSJA
Pas kërkesës së SHBA-së, nesër mblidhet asambleja

SHBA- Zëdhënësi i presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se votimi nëse do të pezullohet ose jo Rusia nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut do të ndodhë të enjten ose të premten.

Sipas CNN, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të rifillojë seancën speciale të urgjencës të enjten në mëngjes ku takimi do të jetë i hapur dhe fjalimet do të jenë të disponueshme për të gjithë publikun, tha Paulina Kubiak Greer.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ngriti një rast për të kërkuar pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën, diçka për të cilën ajo dhe vendet e tjera anëtare të OKB-së po bëjnë thirrje.

“Rusia nuk duhet të ketë një pozicion autoriteti në një organ, qëllimi i të cilit është të promovojë respektimin e të drejtave të njeriut. Pjesëmarrja e Rusisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut dëmton besueshmërinë e këshillit. Ajo minon të gjithë OKB-në. Dhe është thjesht e gabuar.”-tha ambasadorja Linda Thomas-Greenfield duke iu drejtuar këshillit të martën.

Këshilli i të Drejtave të Njeriut ka selinë në Gjenevë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të duhet të votojë pro me dy të tretat për të hequr Rusinë nga HRC.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Hapen 11 korridore humanitare në Ukrainë, mblidhet NATO, më shumë sanksione për Putin

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota asamblesë së përgjithshme të kombeve të bashkuara keshilli i te drejtave te njeriut lufta ukraine-rusi paulina kubiak greer asamblesë së përgjithshme të kombeve të bashkuara keshilli i te drejtave te njeriut lufta ukraine-rusi paulina kubiak greer

Sondazh

Poll