Bota

“Rusët mund të mposhten”, ish drejtori i CIA-s shton shpresat për fundin e luftës

6 Prill 2022, 14:44 Nga DOSJA
“Rusët mund të mposhten”, ish drejtori i CIA-s shton

SHBA- Lufta në Ukrainë është në një moment kyç, që mund të jetë edhe i rrezikshëm për këtë vend, thotë ish-drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në SHBA, David Petraeus.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, gjenerali i pensionuar amerikan thotë se është e rëndësishme që aleatët e NATO-s, e sidomos vendet e Evropës Lindore, ta vazhdojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Sipas tij, mposhtja e Rusisë nga Ukraina nuk është e pamundur.

Ukrainasit e kanë fituar betejën në Kiev, e kanë fituar betejën në dy qytetet tjera veriore, Çernihiv dhe Sumi. Ata, në fakt, mund t’i mposhtin rusët”, thotë Petraeus, i cili ka komanduar forcat amerikane në luftërat në Irak dhe Afganistan.

Petraeus shton se forcat ruse kanë mungesa në logjistikë dhe se kanë pësuar humbje të mëdha. Ai e përjashton mundësinë e përfshirjes së forcave të NATO-s në fushëbetejën në Ukrainë dhe parasheh që fundi i luftës të jetë një zgjidhje e negociuar.

Nëse lufta zvarritet, rreziqet janë të mëdha. Por, unë jam i prirë të mendoj se gjasat për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë aktualisht janë ende të ulëta”, thotë ai.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota david petraeus lufta ukraine-rusi david petraeus lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll