Bota

Kriza e karburantit prej luftës, Greqia do të nisë kërkimet për naftë në detin Jon

6 Prill 2022, 13:57 Nga DOSJA
Kriza e karburantit prej luftës, Greqia do të nisë kërkimet

GREQI– Greqia planifikon të përshpejtojë kërkimin e gazit në ujërat e saj perëndimore dhe jugore në një përpjekje të re për të shfrytëzuar burimet e brendshme mes çmimeve të larta të energjisë dhe shqetësimeve për furnizimet me gaz rus, thanë të martën burime qeveritare.

Sipas Reuters, Greqia ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të eksplorojë potencialin e saj hidrokarbur, por çmimet e ulëta të naftës së papërpunuar në vitet e mëparshme dhe një zhvendosje në energjinë e gjelbër kanë bllokuar planet e saj të kërkimit.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë dhe frika për furnizimet me gaz në Evropë kanë përkeqësuar një rritje të çmimeve, duke e detyruar Bashkimin Evropian të kërkojë mënyra për të reduktuar varësinë e tij nga gazi rus me dy të tretat këtë vit dhe t’i japë fund asaj “shumë përpara vitit 2030”. Kjo ka rritur nevojën për Greqinë, e cila mbulon rreth 40% të kërkesës vjetore me gaz rus, për të shfrytëzuar burimet e brendshme.

Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë njoftime për të përshpejtuar eksplorimin në Detin Jon dhe në perëndim të Kretës,” i tha Reuters një zyrtar qeveritar, i cili nuk pranoi të identifikohej.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të bëjë njoftime mbi strategjinë e vendit për këtë çështje deri në fillim të javës së ardhshme, tha një zyrtar i dytë i qeverisë.

Sipas burimeve, Greqia ka pasur indikacione për rezerva të konsiderueshme gazi, në masën qindra miliardë metra kub. Një ekzekutiv i lartë në komisionin e hidrokarbureve të Greqisë tha javën e kaluar se autoriteti ka propozuar një plan “ambicioz, por të realizueshëm” të kërkimit të gazit, i cili mund të çojë në shpime provë në rreth katër vjet.

Hellenic Petroleum ka licenca për kërkimin e gazit në detin Jon dhe ka përfunduar së fundmi studimet sizmike në zonë, një hap i rëndësishëm për të sqaruar vendndodhjen dhe madhësinë e çdo rezerve të mundshme. Një konsorcium i TotalEnergies, ExxonMobil dhe Hellenic Petroleum gjithashtu mban licenca kërkimi për dy blloqe në det të hapur që shtrihen në perëndim dhe jug-perëndim të Kretës.

Shteti do të ishte i gatshëm t’u jepte investitorëve më shumë kohë për të mbledhur të dhëna sizmike të zonës nëse ata do ta kërkonin atë, tha një nga zyrtarët.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni greqia ne detin jon kriza ekonomike prej luftes kriza ne greqi kyriakos mitsotakis greqia ne detin jon kriza ekonomike prej luftes kriza ne greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll