Bota

SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë nga takimet e G20 për sa kohë do të jetë dhe Rusia

6 Prill 2022, 15:35 Nga DOSJA
SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë nga takimet e G20

SHBA– Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në takimet e G20 në të cilat do të jetë prezente dhe Rusia, tha të mërkurën Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

Sipas CNN, duke folur në Komitetin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, Yellen tha se ajo ua kishte bërë të qartë këtë pozicion ministrave të tjerë të financave në grup.

Presidenti Biden e bëri të qartë dhe unë sigurisht jam dakord me të, se nuk mund të ketë biznes si zakonisht për Rusinë në asnjë nga institucionet financiare. Ai ka kërkuar që Rusia të hiqet nga G20 dhe unë ua kam bërë të qartë kolegëve të mi në Indonezi se ne nuk do të marrim pjesë në një numër takimesh nëse rusët janë atje.”-tha ajo.

Biden tha gjatë një konference shtypi në Bruksel muajin e kaluar se Rusia duhet të përjashtohet nga G20, por do të duhet të ketë marrëveshje midis anëtarëve të tjerë për të zyrtarizuar masën.

Samiti i ardhshëm i liderëve të G20 është caktuar për në nëntor në Indonezi ku do të zhvillohen disa takime ministrore përpara atij takimi.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota janet yellen mbledhja e g20 janet yellen mbledhja e g20

Sondazh

Poll